Foto Reel nga artikulli
Zgjedh një lajm nga WordPress-i i portalit. Paneli merr foton, titullin dhe kategorinë dhe krijon një reel 9:16 me titull të animuar, logon dhe muzikën tënde.

Entech SM kthen çdo artikull ose video në një reel profesional me brandin tënd: logo, ngjyra, titull i animuar dhe muzikë. Pastaj e poston me një klik në Facebook, Instagram, TikTok, YouTube dhe gjashtë rrjete të tjera.
Redaktori zgjedh lajmin. Entech SM krijon reel-in, shkruan caption-in, vendos linkun dhe e publikon kudo, menjëherë ose në orën që zgjedh.
Zgjedh një lajm nga WordPress-i i portalit. Paneli merr foton, titullin dhe kategorinë dhe krijon një reel 9:16 me titull të animuar, logon dhe muzikën tënde.

I njëjti reel shkon njëkohësisht në të gjitha faqet e portalit. Paneli përshtat tekstin për çdo rrjet, vendos linkun si koment të parë dhe e nxjerr edhe si Story në Instagram.

Ngarko një video deri në 3 minuta. Paneli shton kornizën, titullin dhe muzikën, ose ruan zërin origjinal.
Fonti, madhësia, kontura, ngjyrat dhe pozicioni i titullit ndryshohen nga paneli. E sheh menjëherë si del.
Biblioteka e përbashkët plus këngët e tua. Zgjedh sekondën nga fillon kënga, me fade në fillim dhe në fund.
Publiko menjëherë, zgjidh orën e saktë ose ruaje si draft. Historiku tregon kush postoi, kur dhe ku.
Admini menaxhon portalin, templatat dhe abonimin. Agjentët postojnë vetëm në portalet që u cakton.
Na dërgon faqet dhe llogaritë, ekipi i Entech i lidh dhe i teston. Nuk na jep fjalëkalime.
Artikujt e fundit të portalit dalin vetë. Kliko njërin ose ngjit linkun, ose ngarko një video.
Me templatën e portalit, titullin e animuar dhe muzikën. Ndrysho titullin ose këngën nëse do, rifreskohet menjëherë.
Shëno rrjetet dhe zgjidh "Posto tani", "Planifiko" ose "Draft". Caption-i dhe linku janë plotësuar tashmë.
Kështu duket paneli që merr çdo klient. Provoje vetë në demo, me të dhëna shembull.

Shumica e klientëve postojnë reel-in e parë brenda ditës që regjistrohen.

Çmimi varet nga dy gjëra: sa kanale lidh (çdo faqe ose llogari në një rrjet) dhe sa postime në ditë bën. Pa kosto të fshehura.
Çdo artikull bëhet reel me një klik, me titull të animuar dhe logon e portalit.
Disa portale në një llogari, secili me templatat, muzikën dhe rrjetet e veta.
Video promocionale në të gjitha rrjetet, me brandin tënd dhe planifikim.
Ekip me role: adminët menaxhojnë, agjentët postojnë, gjithçka mbetet në historik.
Entech është agjenci e plotë dixhitale. Mund ta marrim ne të gjithë menaxhimin e rrjeteve ose të ndërtojmë çdo gjë tjetër që të duhet.
Regjistrohu sot dhe ne të lidhim rrjetet brenda ditës.