Aplikacioni dhe paneli Entech SM ofrohen nga ENTECH.AL SH.P.K.. Mund të kërkosh fshirjen e llogarisë tënde në çdo kohë, në njërën nga këto dy mënyra:
1. Nga aplikacioni ose paneli
- Hyr në aplikacion ose te social.entech.al.
- Hap Ndihmë → Llogaria ime.
- Kliko Kërko fshirjen e llogarisë.
2. Me email
Dërgo email te info@entech.al nga adresa me të cilën je regjistruar, me temën “Fshirja e llogarisë”.
Çfarë fshihet
- Llogaria e përdoruesit (emri, email-i, fjalëkalimi).
- Nëse je admini i vetëm i kompanisë: portalet, templatat, muzika e ngarkuar, historiku i postimeve dhe lidhjet me rrjetet sociale.
- Videot e gjeneruara fshihen automatikisht brenda 12 orëve edhe pa kërkesë.
Çfarë ruhet dhe për sa kohë
- Të dhënat e pagesave dhe faturave ruhen aq sa kërkon legjislacioni tatimor shqiptar.
- Postimet e publikuara në rrjetet sociale mbeten në ato rrjete; mund t'i fshish direkt aty.
Kërkesa përpunohet brenda 30 ditëve dhe të njoftojmë me email kur të përfundojë. Për pyetje: 069 546 0000 · info@entech.al.